EULEX arr eston kreun e Veteranëve të Lu ftës së UÇK

Advertisment

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Lu ftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, është arr estuar nga EULEX-i, pas bastisjes që ndodhi në zyrat e OVL-së.

Lajmi është bërë i ditur nga nënkryetari i OVL-së, Nasim Haradinaj.

Reklame

Ai ka thënë se Gucati ende vazhdon të jetë në zyrat e OVL-së, porse gjatë ditës do të dërgohet në Hagë, ku është e vendosur edhe selia e Dhomave të Specializuara.

“Zoti Gucati më thirri më tha ‘hajde se më kanë arr estuar e po më dërgojnë për në Hagë’, por ende nuk u kry procedurat për arr estimit kështu janë duke më pritur edhe mua se edhe unë duhet të jem aty. Unë jam në Deçan, e tash jam nis për në Prishtinë”, ka pohuar Haradinaj.

Zyrtarët policorë të EULEX-it kanë rrethuar fillimisht dhe më pas kanë bastisur zyrat e Organizatës së Veteranëve të Lu ftës.

Bastisja e zyrave të OVL-së vjen disa ditë pasi nga kjo zyrë u zbuluan dosje që më vonë u vërtetua se janë të Gjykatës Speciale.

Nga OVL thoshin se dosjet nuk i kanë marrë ata, porse dikush po ua sjellë.

Atë dikush ata e quanin “Rrufeja”, duke aluduar se ikte shumë shpejt pasi sillte dosjet.

Një herë edhe publikuan një video që tregon një person të maskuar që shkonte te zyra e OVL-së dhe linte grumbullin me dokumente.

Ambientet e veteranëve të UCK-së ditë më parë u vizituan edhe nga personel i Gjykatës Speciale./Insajderi/