Europa po shërohet nga Covidi, shifrat nga Spanja dhe Franca japin shpresë

Advertisment

Europa po shërohet nga koronavirusi. Të paktën kështu lënë të kuptohet shifrat e fundit të raportuara nga vendet më të goditura nga pandemia si Spanja dhe Franca.

Autoritetet spanjolle raportuan shifra të përmirësuara nga 24 orët e fundit, por pavarësisht kësaj kryeministri Sanchez po mendon që të shtyjë më tej gjendjen e emergjencës në vend.

Reklame

Sipas shifrave zyrtare, në Spanjë të shtunën u raportuan 102 viktima të tjera nga koronavirusi, shifra kjo më e ulët që prej 8 javësh.

Ministria e Shëndetësisë në Francë raportoi se në 24 orët e fundit u raportuan 96 viktima, duke e çuar totalin në 27,625. Ulje të ndjeshme pësoi dhe numri i personave të shtruar në spitale dhe ai i atyre të shtruar në terapinë intensive.

Po ashtu edhe Italia raportoi më herët numrin më të ulët të viktimave nga koronavirusi që nga muaji mars./Opinion.al