Evakuohet me sukses shtetasja e Maqedonisë së Veriut nga qyteti i Vuhanit

Advertisment

Ministria e Punëve të Jashtme ka bërë të ditur se është evakuuar një shtetase e Maqedonisë së Veriut nga qyteti i Vuahinit, qytet ky që është epiqendra e virusit vdekjeprurës, korona virus.

Evakuimi i saj është bërë me ndërmjetësimin e ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Pekin dhe Paris. Gjendja e saj shëndetësore është e mirë dhe nuk ka kurrfarë simptomash të virusit Korona. Shtetasja e Maqedonisë së bashku me shumë tjerë të evakuuar fillimisht do të vendoset në një qytet më të vogël në jug të Francës, ku do ti nënshtrohet një karantine të detyrueshme 14-ditore.

Reklame

Nga MPJ thonë se janë në komunikim të vazhdueshëm me udhëtaren e evakuuar.