EVN-Maqedoni filloi matjen online të orës elektrike (VIDEO)

Advertisment

EVN-Maqedoni mundëson matjen digjitale të orëve elektrike, në atë mënyrë që qytetarët duhet të raportojnë vet sa kanë shpenzuar energji elektrike.

“EVN Maqedoni vijon me digjitalizimin e shërbimeve të veta me anë të vënies në funksion të shërbimit të ri për onlajn paraqitje të gjendjes së konsumit të orëmatësit. Tanimë konsumatorët do të kenë mundësi t’i dërgojnë të dhënat për konsum të energjisë elektrike në tarifë të lartë dhe të ulët të orëmatësit të tyre deri te EVN dhe në bazë të këtyre të dhënave të pranojnë faturë për energji elektrike”, raportojnë nga EVN-Maqedonia.

Reklame

Kjo zgjidhje preferohet në rastet kur orëmatësit e konsumatorëve nuk janë lexuar akoma.

“Procedura gjithëpërfshirëse e “paraqitjes së gjendjes së konsumit” nëpërmjet evnonline.mk zbatohet në mënyrë shumë të shpejtë dhe të lehtë, pa nevojë regjistrimi të profilit. Fillon me shënim të të dhënave të numrit të konsumatorit dhe numrit të orëmatësit, të dhëna bazë që çdo konsumator mund t’i gjejë në faqen e parë të faturës. Pastaj, konsumatori duhet të kryejë leximin dhe të shënojë gjendjet e konsumit të energjisë elektrike në tarifë të lartë dhe të ulët. Si përfundim shënohen të dhëna për kontakt me konsumatorin”, sqarojnë nga EVN-Maqedoni.

Në bazë të këtyre të dhënave përmes nismës “Paraqit gjendjen e konsumit” përgatitet edhe fatura e konsumatorëve.

EVN-Maqedonia raportoi se në faqen e tyre zyrtare ka udhëzues për shfrytëzimin e kësaj mundësie, si dhe mundësive tjera digjitale që i ofron kjo kompani, si pagesa online.