EVN Maqedoni fitoi shpërblim për praktika të mira në fushën “Siguria dhe shëndeti në punë”

EVN Maqedoni fitoi shpërblim për praktika të mira në fushën “Siguria dhe shëndeti në punë në vitin 2021”.

Kompania e fitoi vendin e parë në kategorinë “Veprimtari administrative” për menaxhimin e suksseshëm të Korona virusit dhe mbrojtjen e punonjësve në kushte të pandemisë, si dhe realizimin e aksionit humanitar për dhurimin e gjakut.

Reklame

U shpërblyen iniciativat e EVN për organizim të vaksinimit të punonjësve të interesuar, testimet e rregullta antigjen për punonjësit e pavaksinuar dhe punonjësit të cilët punojnë në pozita kyçe për mirëmbajtjen e rrjetit distributiv në nivel shtetëror. U shpërblye edhe aksioni i dhurimit të gjakut i cili u realizua në hapësirat e EVN Maqedoni në bashkëpunim me Kryqin e Kuq.

Ndarja e çmimeve u organizua me rastin e Ditës Botërore për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë – 28 Prill. Çmimet iu dhanë personave juridik më të mirë të cilët në vitin 2021 kontribuan realisht dhe profesionalisht në zhvillimin e tyre, duke investuar dhe zbatuar praktika të mira në punë të sigurta dhe të
shëndetshme.

Organizator i këtij eventi është Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, ndërsa çmimet së bashku i ndajnë Shoqata e Inxhinierëve të Mbrojtës “TUTELA” – Shkup, Shoqata për Mbrojtje në Punë e Komunës së Manastirit – Manastir dhe Shoqata për Siguri në Punë “28 Prilli” – Shkup.