Evropa miraton shitjen e zemrës së parë artificiale

Advertisment

Aksionet e kompanisë Carmat SA janë ngritur jashtëzakonisht shumë, pasi kompania mori aprovimin për të shitur për herë të parë zemër artificiale në Evropë, një përpjekje kjo 27 vjeçare e një kirurgu francez të zemrës.

Aksionet e Carmat janë ngritur për 66% këtë vit, duke ia dhënë kompanisë një vlerë prej 407 milionë eurosh. Carmat këtë javë siguroi certifikimin CE për pajisjen, që do të thotë se kompania tani mund ta shesë atë në Bashkimin Evropian si një urë për transplant të zemrës për pacientët që vuajnë nga sëmundje të zemrës.

Reklame

Kirurgu dhe shpikësi i valvulës së zemrës Alain Carpentier, propozoi zhvillimin e një zemre artificiale më 1993. Carpentier krijoi një laborator dhe punësoi disa inxhinierë dhe që nga atëherë projekti u zgjerua përgjatë viteve.

Carmat iu deshën 10 vite për ta fituar shenjën “CE” dhe kjo është një rekord për një pajisje kaq komplekse sikur kjo. “Ne duhet të punojmë tani me mjekët dhe qendrat e mjekësisë për të ofruar terapinë tonë për pacientët. Faza e prodhimit do të jetë delikate”, tha shefi ekzekutiv i Carmat në një intervistë për televizionin BMF Business.

Carmat ka në plan që ta përshpejtojë prodhimin e pajisjes në janar, duke futur edhe një ndërrim shtesë në kompani për punëtorët. Zemra artificiale e Carmat ka potencial të jashtëzakonshëm dhe mund të arrijë shitje vjetore në vlerë prej 700 milionë në Evropë deri më 2030.