Evropa planifikon mbylljen e kufijve

Advertisment

Komisioni Evropian po planifikon të ndalojë të gjitha udhëtimet jo të rëndësishme në të gjithë zonën e udhëtimit të lirë në Shengen, në përpjekje për të kufizuar përhapjen e koronavirusit, raporton BBC.

Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen tha që ajo do t’u kërkojë liderëve që të zbatojnë masat e marra.

Reklame

“Sa më pak udhëtime, aq më shumë ne mund të parandalojme perhapjen e virusit,” tha ajo.

Presidenti francez Emmanuel Macron më herët tha se kufijtë e jashtëm të BE-së do të ishin të mbyllura për udhëtarët.

“Konkretisht, të gjitha udhëtimet midis vendeve jo-Evropiane dhe vendeve të BE do të pezullohen,” tha Macron në një fjalim televiziv të hënën.

Banorët me leje afatgjate të qëndrimit, familjarët e shtetasve të BE-së dhe diplomatët do të përjashtoheshin nga ndalesa, ashtu si edhe punonjësit e kujdesit shëndetësor ndërkufitar dhe njerëzit që transportojnë mallra, tha von der Leyen gjatë një video-konference.

Masa do të ishte në fuqi për 30 ditë.

Disa vende të BE-së tashmë i kanë mbyllur kufijtë e tyre, qoftë tërësisht, ose pjesërisht, në përpjekje për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

Top Channel