Facebook do të vazhdojë të lejojë reklamat politike

Advertisment

Facebook ka marrë vendim të enjten që nuk do të ndalojë përhapjen e reklamave politike në platformën e saj.
Kompania është përballur me kritika të shumta, duke përfshirë edhe punëtorët e saj, për mos kontrollimin e fakteve në reklamat politike. Sipas Partisë Demokrate në SHBA, kjo politikë e Facebook’ut do të mundësojë rizgjedhjen e Donald Trump si president.
Në një postim të tij, Rob Leathern, që është në krye të politikave të Facebook, ka thënë se kompania nuk do të bëjë ndryshime të mëdha në rregullat e tyre për reklama politike.
Gjithsesi ai ka kërkuar që liderët politik të krijojnë rregulla të tyre që do të menaxhonin reklamat politike.
“Përfundimisht, ne nuk mendojmë se vendimet për reklama politike duhet të merren nga kompanitë private, andaj ne mendojmë se duhet vënë rregulla të qarta në gjithë industrinë”, ka thënë Leathner.
“Në mungesë të rregullave, Facebook dhe kompanitë tjera kanë për detyrë të krijojnë politikat e veta”, shtoi ai, transmeton Gazeta Express.