Facebooku largoi disa reklama të Trampit për shkak të gjuhës së urrejtjes

BARCELONA, SPAIN - FEBRUARY 21: Founder and CEO of Facebook Mark Zuckerber gives his speach during the presentation of the new Samsung Galaxy S7 and Samsung Galaxy S7 edge on February 21, 2016 in Barcelona, Spain. The annual Mobile World Congress will start tomorrow February 22 hosting some of the world's largst communication companies, with many unveiling their last phones and gadgets. (Photo by David Ramos/Getty Images)

Disa reklama nga fushata zgjedhore e presidentit amerikan Donald Tramp janë larguar nga faqja e tij në Fejsbuk për shkak të shkeljes së politikës për gjuhën e urrejtjes në atë rrjet social.
Në reklamat sulmohen njerëz, të cilët fushata e Trampit i quajti “banda të rrezikshme ose grupe ultra të djathta”. Fushata e Trampit këta persona i shënoi me trekëndësh të kthyer nga e prapa.

Dje, Liga kundër shpifjes publikoi se shenja është identike me atë të cilën e kishin shfrytëzuar nazistët për klasifikimin e politikanëve në llogoret e përqendrimit.

Reklame

“I larguam këto publikime dhe reklama, sepse ato e shkelin politikën tonë kundër urrejtjes së organizuar. Politika jonë ndalon përdorimin e simboleve të ndaluara të urrejtjes të cilët identifikojnë të burgosur politik pa kontest në të cilin ata diskutohen ose dënohen”, deklaroi për Si-En-En zëdhënësi i Fejsbukut Endi Stoun.

Reklamat ishin të drejtuara kah Antifa dhe iu bënë thirrje votuesve të Trampit që ta mbështesin presidentin që ta shpallin Antifën si organizatë terroriste./MIA