Zendeli: Për kandidaturën time vendos Bilall Kasami dhe organet partiake

Pas lajmeve të shumta që u shpërndanë ditëve të fundit se Fadil Zendeli do të jetë kandidat i Lëvizjes Besa për Komunën e Gostivarit ka reaguar ky i fundit.

Në një prononcim për News33, Zendeli as nuk ka mohuar po as pohuar informacionet.

Thotë se ende është herët dhe thotë se organet partiake vendosin se kush do te jetë kandidat.

Eklaron se Kasami ka të drejtë të përmend edhe emra sepse sipas tij, është kryetar dhe në një farë forme propozon organeve kandidatët që meritojnë.

Ndryshe, Zendeli përpos postit të deputetit, gëzon edhe postin e nënkryetarit të Kuvendit./News33