Fakte të mahnitshme për shtetet

6 fakte të panjohura për gjithë botën

Ka shumë vende bota që ne as nuk i imagjinojmë dot dhe për ta kemi shumë pak
informacione. Bota është e vogël thonë ata që kanë shëtitur shumë kurse për
popullatën, për mua dhe ju, bota është tepër e madhe dhe secili vend ka traditat,
kulturën, mënyrën e jetës, pasuritë dhe të kalurën e vet.

Reklame

Bota ka 194 shtete të njohura nga Kombet e Bashkuara dhe secila prej këtyre shteteve
ka të paktën nga 6 fakte. Sigurisht edhe më shumë.

Ne sot do të ju sjellim gjashtë fakte për disa shtete të tokës tonë, të botës ku jetojmë.
Fillojmë…

1. Kanada ka më shumë liqene në të gjithë botë

Të mendosh Kanadën dhe të mos mendosh për liqenet e këtij shteti, është e
paimagjinueshme. Liqenet e Kanadës dikush mund t'i sheh dhe numëroj si detra, pasi
ata janë shumë të mëdhenj. Kanada ka shumë liqene dhe ata janë shumë të mëdhenj.

2. Bolivia është shteti më i sheshtë më botë

Nëse ju i urreni malet, atëherë Bolivia është sheti që ju duhet për të jetuar. Interesant
është fakti se Bolivia është shteti më i sheshtë në botë. Dhe, kjo është dëshmuar me
statistika të njohura nga të gjithë institucionet relevante botërore. Por prisni, Bolivia e
mban edhe rekordin edhe për fushën më të sheshtë të kriposur. Kjo foshë quhet Uyuni
dhe gjithashtu njihet si rezervuari më i madh i litiumit në botë.

3. Rusia është shteti më i madh në botë
Ndoshta e dinit se Rusia është shteti më i madh në botë. E, nëse nuk e dinit këtë fakt
atëherë tani e mësoni. Dhe kjo është fakt. Por e bën interesant Rusinë edhe fakti se ky
shtet është i rrethuar nga 16 shtete, si Norvegjia, Finlanda, Estonia, Letonia, Lituania,
Polonia, Japonia, Bellorusia, Ukraina, Gjeorgjia, Azerbejxhani, Kazakstani, Kina,
Mongolia, Koreja e Veriut dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Uhh besoj se edhe ju
u lodhët.
…vazhdojmë me faktet, e juve ju rikujtojmë që të bëni SUBSCRIBE kanalin tonë dhe
të aktivizoni zilen për më shumë video.

4. San Marino është shteti më i vjetër në botë
Ndoshta do të befasoheni. E ndoshta jo. Kontinenti Evropian, apo siç njihet,
kontinenti i vjetër ka në vete shtetet më të vjetëra. Edhe pse i vogël, por ka një fakt
shumë të rëndësishëm që duhet ta mbani mend. 62 kilometër katrorë që i ka mbijetuar
kohës për mijëra vite.

5. Fusha më e gjatë e Francës është në kufi me Brazilin
Ky fakt nuk është i rrejshëm dhe as ne nuk jemi të dobët me gjeografinë por është një
realitet që ndoshta juve nuk ju ka interesuar… por, është mirë që ta dini. 673 kilometra
i ndajnë Brazili dhe Franca si vend kufitar mes dy vendeve. Kufi tepër i gjatë por
shumë interesant dhe shumë rallë i jetuar nga njerëz. Shumë vend i madh, i gjatë dhe i
lënë pas dore. Fusha e Guiana në Francë nuk është ndonjë vend që gjithkush e di, por
ne e kishim patjetër të jua njoftojmë. Pasi, njeriu mëson çdo ditë nga diçka të re.

6. Kush vjedh në provim, shkon në burg
Ky fakt është për studentët dhe për ata që nuk mësojnë për provime. E ata që kanë
vjedhur në provime ndonjëherë atëhëre mirë që nuk jeni nga Bangladeshi, pasi në
Bangladesh vjedhja nëpër provime dënohet me burg. Ky është një ligj shumë i
çuditshëm por shumë i duhur për të rritur kualitetin në arsim dhe për të besuar se
mësimet në të ardhmen do të jenë kualitative dhe të suksesshme. E ky fakt, është edhe
bizar pasi secili meriton "ndihmë" gjatë një periudhe aq stresuese siç është provimi.
Dhe, për fund, qëndroni me ne për të mësuar edhe fakte tjera dhe mos harroni të na
ndiqni.

Source: https://www.civitatis.com/blog/en/6-fun-facts-world/