Faktet më të rrezikshme në lidhje me koronavirusin

Advertisment

Rreth 86 për qind e in feksioneve me koronavirus në Kinë nuk u zbuluan para ndalimit të udhëtimit.

Shkencëtarët thonë se gjashtë nga shtatë personat e in fektuar mund të mos zbulohen.

Reklame

Rreth 86 për qind e pacientëve të in fektuar nga koronavirusi mbetën jashtë procesit derisa autoritetet kineze vendosën kufizime të udhëtimit, sipas një studimi të botuar në revistën “Sciences”.

Modeli i kompjuterit ndihmoi studiuesit të gjurmonin in feksionet dhe origjinën e virusit, para dhe pas ndalimit të udhëtimit në Wuhan.

Njerëzit të cilët nuk ishin të vetëdijshëm se ishin të prekur me koronavirus ishin burimi i in feksionit në 79 për qind të rasteve.

 

“In feksionet e paregjistruara shpesh shkojnë me simptoma të buta ose të kufizuara. Si rezultat, ata kalojnë pa u vënë re. Në varësi të ashpërsisë së in feksionit, ata mund ta ekspozojnë virusin te n jë popullsi shumë më e madhe se sa do të ishte zbuluar “, thuhet në studim.

Shumica e simptomave të Covid 19 janë të buta, me Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve që raportojnë se format më të rënda shfaqen në 16 për qind të rasteve. Të moshuarit dhe pacientët me probleme shëndetësore kronike janë më të ekspozuar.

Qytetarët në të gjithë botën janë të ftuar të zbatojnë masën e distancës sociale dhe të punojnë nga shtëpia nëse është e mundur.

Numri i përgjithshëm i të in fektuarve në të gjithë botën është më shumë se 210 000, dhe rreth 8 000 të vd ekur.