Falënderime apo përgatitje për zgjedhjet e ardhëshme, BESA nuk i ndal takimet me strukturat

Ndonëse zgjedhjet lokale kanë përfunduar dhe zgjedhjet e parakohëshme parlamentare duken larg, Lëvizja BESA ka rifilluar me takimet e kryesisë me degët siç thonë ato për ti faleminderuar për kontributin e dhënë në zgjedhejt lokale dhe informuar për situatën e krijuar politike.

“Sekretari gjeneral dhe ai organizativ i Lëvizjes BESA, Arjanit Hoxha dhe Adnan Azizin bashkë me nënkryetarin e kësaj partie Abdush Demirin sonte kanë takuar kryesitë e degëve të Besës në Tearcë dhe Zhelinë, ku i falenderuan ata për kontributin e dhënë në zgjedhje dhe i informuam për situatën e krijuar politike” thuhet në njoftim.

Megjithatë duket se Lëvizja BESA po aktivizon degët për zgejdhjet e ardhëshme parlamentare që mund të zhvillohen në vitin 2022 nëse Maqedonia nuk e mer datën për në BE dhe nuk krihohet stabilitet i shumicës. BESA pati sukses me strukturimin e hershëm të nëndegëve në Tetovë duke fituar komunën më të madhe shqiptare dhe nëse përsërit të njëjtën strategji ndoshta suksesi do ti përsëritet edhe në zgjedhjet parlamentare.