Falja e Fitër Bajramit nëpër botë në kohë të pandemisë, përmes fotove

Advertisment

Besimtarët myslimanë në tërë botën janë duke e festuar ditën e parë të Fitër Bajramit.

Fitër Bajrami është një nga festat më të rëndësishme në kalendarin mysliman, Bajrami festohet tradicionalisht me lutje në xhami, me vizita familjare, me ëmbëlsira dhe shpërndarje të dhuratave.

Reklame

Por, këtë herë shumë vende myslimane janë kufizuar në festimin e Fitër Bajramit për shkak të paraqitjes se koronavirusit.

Al Jazeera ka bërë një përmbledhje me fotografi të myslimanëve në vende të ndryshme të botës të cilët ishin duke festuar dhe duke u lutur për këtë Fitër Bajram:

Myslimanët në Sofje të Bullgarisë e falën namazin e Bajramit në stadiumin “Lokomotiv”, fotografi e realizuar nga VASSIL DONEV/EPA.