Falkona Hasani/ 3 vite, 3 universitete, 3 diploma!

Advertisment

Falkona Hasani nga Podujeva, e lindur më 16 qershor të vitit 1999 tashmë ka përfunduar studimet bachelor në tri universitete, kështu duke marrë 3 diploma brenda 3 viteve.

Suksesin e saj e ndau me të gjithë ata që e përkrahën, ku nuk munguan as falënderimet.

Reklame

Njoftimi i saj i plotë:

3 vite, 3 universitete, 3 diploma!

Rrugëtimit të studimeve bachelor i erdhi fundi për t’i hapur dyert një rrugëtimi të ri.

Kjo rrugë sa e vështirë aq edhe e bukur sot kurorëzohet me diplomë duke më marrë epitetin studente e duke më veshur me një titull me më shumë përgjegjësi, si e diplomuar.

Gjithë ky sukses i imi natyrisht se s’do arrihej pa njerëz të mrekullueshëm që kam pasur afër vetes, të cilët do më duhej një jetë për t’i falenderuar.

Familjes sime, të cilët pa u ndalur kurr më mbështetēn, më dhuruan dashuri e qëndruan afër meje në çdo kohë ua dedikoj gjithë këtë sukses. Nanë, Bab, Gjigant e Ornelë, pa ju gjithçka do ishte e pa mundur.

Jo vetëm, falenderoj shumë gjithë familjen Hasani e Hoti. Çdo gjë që keni bërë e vazhdoni të bëni për mua, mundësoi të jem sot këtu ku jam.

Profesorët e këtyre tri fakulteteve që isha pjesë gjatë këtyre tri viteve meritojnë mirënjohje për tërë jetën, sepse kontributi i tyre për atë që jam unë sot është i dukshëm.

S’kam si të mos përmend Prof. Dr. Afrim Hoti për mundësinë e jashtëzakonshme për të punuar me të.

Falenderoj përzemërsisht çdo profesor të Fakultetit Filozofik, Kolegjit Universum dhe Universitetit Sapienza, veçanërisht Prof. Dr Bardhok Bashota, Zenun Halili, Arben Hajrullahu, Adem Beha, Visar Zeka, Ensar Bajrami, Emanuelle Cimmiotta që më ndihmuan të thelloj studimet e mia dhe më e rëndësishmja ti adhuroj të gjita ditët e kaluara nëpër sallat e fakulteteve.

Falenderoj çdo mik/e të studimeve, e përzemërsisht Vlerën, Shkurten e Vesën që si mike gjimnazi, arritën të qëndrojnë afër meje edhe gjatë studimeve duke mos më lënë të rrëzohem asnjëherë.

S’anashkaloj sot dot, as kolegët e mi tē punës pa i ndarë, ju kolegë nga Kolegji Universum, Shkolla e gjuhëve Oxford, e sidomos ju sot nga Kuvendi.

Faleminderit shumë të gjithë ju që qëndruat afër meje. Gjithçka që jam dhe gjithçka që kam sot, falë juve!