Familja Fetahu nga Tetova kërkon ndihmë! Jetojnë në varfëri, shtëpia e kalbur pikon ujë gjithandej (VIDEO)

Advertisment

Çdo herë kur bie shi uji kullon. Muret janë të kalbura, gati sa nuk janë shembur. Në këtë shtëpi jeton familja Fetahu nga Tetova.

Përskaj lumit Shkumbin në lagjen e quajtur Çarshia e Epërme në Tetovë, për çdo ditë mund të shihni kryefamiljarin Ruzhdiun, të ulur jashtë, në një kolltuk, duke u ngrohur nga rrezet e diellit. Ky lum që kalon afër e bën shtëpinë edhe më të ftohë, muret janë gjithmonë me lagështi dhe shtëpia kundërmon nga era e keqe.

Reklame