Familja Iseni nga Treboshi ka nevojë për ndihmën tonë

Isen Iseni nga fshati Trebosh i Komunës së Zhelinës, vuan nga hemoroidet dhe nga shtrembërime të shtyllës kurrizore, për çka e ka të pamundur të kryejë aktivitete fizike për një kohë të caktuar. Ai nuk është në gjendje të punojë dhe të sigurojë të ardhura për familjen e tij.
Iseni është bashkëshort dhe prind i dy vajzave. Për të qënë situata më e vështirë, edhe bashkëshortja e tij Meremja ka probleme shëndetësore. Ajo po merr terapi të përditshme pasi vuan nga “schizophrenia psychosis”.

Edhe njëra nga vajzat e tij, Amela 6 vjeçare, ka probleme shëndetësore me veshkët dhe po merr terapi të përditshme.

Reklame

Të gjitha këto e në veçanti pamundësia për të punuar (me rekomandim të mjekëve), ia bën shumë të vështirë Isenit që të kujdeset për familjen, bashkëshorten dhe dy vajzat.

Duke qënë se terapite për të tre kushtojnë, Iseni nuk mund ti përballojë këto harxhime. Përveç kësaj, edhe kontrollet shëndetësore të rregullta, analiza e inçizime kanë koston e tyre.
Për këtë arsye, ne ia mundësuam Isenit dhe bashkëshortes së tij, të kryejnë të gjitha analizat dhe inçizimet e nevojshme në Spitalin Klinik të Tetovës. Këtë e bëmë me ndihmën e disa të punësuarve, mjekë e laborantë, të cilët u kujdesën për këtë familje, madje duke i mbuluar edhe harxhimet e analizave dhe procedurat tjera të nevojshme.

Luten te gjithë personat që kanë mundësi ti ndihmojnë kësaj familjeje, le të kontaktojnë direkt me Isen Isenin në numrin e telefonit: 071943208, apo duke i vizituar në fshatin Trebosh në Komunën e Zhelinës.

Gjithçka që ka nevojë kjo familje janë ushqime dhe mjete financiare për të siguruar ekzistencën gjatë periudhës që kryefamiljari nuk mund të punojë dhe për të siguruar ilaçet që i marrin rregullisht tre nga katër anëtarët e kësaj familjeje.

Në dispozicion për ti ndihmuar kësaj familjeje qëndron edhe Redaksia e in7 përmes numrin të telefonit 074 222 612 apo përmes mesazheve në rrjetin social Facebook dhe përmes adresës sonë elektronike infoin7.tv .