Familja Krasniqi ka nevojë për ndihmë, jeton në varfëri (VIDEO)

54

Ali Krasniqi, në moshë të thyer dhe me gjendje të rënduar ekonomike, pasi pas një aksidenti nuk ka qenë në gjendje të sigurojë kafshatën e gojës për të dhe të tjerët në shtëpi. Familja e tij përbëhet prej 4 antarësh, ai, dy djemtë e tijë dhe vajza që kujdeset për tre burrat në shtëpi. Sado që mundohen është e kotë, mezi arrijnë që të ushqehen me të hollat që marrin. Jeta për familjen Krasniqi është mjaft e vështirë, çdo detaj i incizuar, tregon saktë gjendjen dhe mjerimin nëpër të cilin po jetojnë këta persona.

“Si m’ka shkel vetura e kotë, çdo herë kemi jetuar këtu , punojnë fëmijët privat ,mezi e nxjerrin denarin. Nuk na ka ndihmuar askush, veç një herë ndihma na kanë pas dhanë në një iftar, s’ka ardhëkërkush asnjëherë”, tha Ali Krasniqi.

 

Temperaturat nga jashtë dukshëm janë brenda kësaj shtëpije, që pa izolim në këtë acar e ka bërë familjen Krasniqi të pafuqishme. Urimi është djali i Aliut i cili tregoi se sot për ta u dhurua stufë dhe dru për të kaluar këto ditë që në të kaluarën kanë qenë mjaft të mundimshme.

Baba Aliu , shpreson që buzëqeshja do të kthehet një ditë në fytyrat e familjarëve të tij, sepse ai është i bindur që zemrat e mira dhe duart e arta do të dëgjojnë zërin e tij që dhimbshëm tregon periudhën në të cilën jeton. /SHENJA/