Familja lejoi 15 vjeçaren nga Rahoveci të shkojë te burri

429

Një 15 vjeçare është martuar me një djalë 5 vjet më të vjetër. E për martesën e së miturës ishin pajtuar edhe prindërit. Pas intervistimit nga policia, e mitura është dërguar në shtëpinë e saj, ndërkaq 20 vjeçari është liruar në procedurë të rregullt, shkruan Gazeta Express

Ishte martuar me një 20 vjeçar, por e mitura L.M. këtë veprim nuk e kishte bërë krye në vete. Familja e saj e kishte lejuar të martohet, ani pse kjo është e ndaluar.

Por, martesa nuk iu zgjati shumë. Policia i ra në gjurmë çiftit në një fshat të Malishevës, ku edhe i dërgoi në stacionin policor për t’i intervistuar.

20 vjeçari E M u intervistua si i dyshuar për veprën penale Bashkësi jashtëmartesore me personin nën 16 vjeç, ndërkaq 15 vjeçarja L M, në cilësinë e vik timës.

Çifti u intervistua në prani të avokatit mbrojtës, përfaqësuesit të Qendrës për Punë Sociale dhe mbrojtësit të vik timave, ku edhe e kanë pranuar se vepra penale është kryer me pëlqimin e tyre dhe familjarëve të tyre.

Tërë këtë ngjarje e ka konfirmuar për Gazetën Express, drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Gjakovës, Lumni Graishta.

Një rast tjetër i martesës së hershme kishte ndodhur në Gjakovë në muajin dhjetor të vitit që lamë pas.

14 vjeçarja nga Peja ishte martuar me një djalë 23 vjeçar nga Rogova e Gjakovës. Në më pak se një muaj martesë, ajo kishte kërkuar ndarjen, por nuk e kishte përkrahur askush. Duke mos parë zgjidhje, ajo kishte tentuar të vetëv ritet, duke i prerë venat e dorës.

E mitura ishte kthyer në familjen e saj, por për këtë rast nuk do të mbeteshin pa u ndëshkuar orindërit e vajzës, ish bashkëshorti dhe ish vjehrri. Policia pati nisur hetimet ndaj këtyre katër personave të cilët e lejuan të ndodhte martesa nën moshën e pjekurisë.

Ndërkaq kujtojmë se për personat e moshës madhore që martohen me të mitur ka edhe ndëshkime penale të cilat përcaktohen në Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Ky Kod Penal specifikon se personi i moshës madhore i cili lidh martesë me një të mitur të moshës 14 16 vjeçare mund të dënohet prej pesë deri në njëzet vjet