Familja nga Malësia e Tetovës jeton në kushte të mjerueshme, shpërndane dhe ndihmoni (Foto)

Advertisment

Janë pesë anëtarë të familjes por sfidën më të madhe e kanë mbijetesën. Dashmir Adili sëbashku me gruan dhe dy fëmijët nga fshati Brodec i komunës së Tetovës jetojnë në kushte të rënda ekonomike dhe sociale. Kjo familje ballafaqohet me mungesën e kushteve elementare të jetesës dhe se shtëpia ku jetojnë këta pesë anëtarë të familjes nuk i plotëson as për së afërmi kushtet për një jetë normale.

E zonja e shtëpisë Fidaija mes lotësh dhe mjerimit flet për gjendjen e rëndë me të cilën ajo dhe familja e saj jetojnë çdo ditë. Ndërkaq kryefamiljari Dashmiri thotë se kushtet e rënda dhe mungesa e të ardhurave e vështirëson edhe më shumë jetën e tyre. Problemet e kësaj familjeje rriten edhe më shumë nga gjendja jo e mirë shëndetësore në të cilën është e zonja e shtëpisë.

Reklame

Për ndihmë kontaktoni në këtë numër: +389 70 485 709!

Zoti ju shpërbleftë!

P.S. Apeloj që mediat të vizitojnë Brodecin Bozovcën Velesin për të shikuar që ka plot Hatixhe n’mëshirë të Zotit!