Familja nga Saraji në mëshirë të fatit , Idrizi: Dua të mësoj, por nuk kam as laptop as telefon (VIDEO)

Advertisment

Shtëpi e vjetër, tualet i improvizuar në këto kushte jeton Ramizi me tre fëmijët dhe bashkëshorten e tij, në fshatin Çajlanë të komunës së Sarajit.

Sikur të mos u mjaftojnë problemet me të cilat përballen, kësaj familje tash i janë lëshuar pas edhe përmbaruesit.

Reklame

Babai i tre fëmijëve, Ramizi thotë se përmbaruesit e ndjekin për shkak të borxhit të vjetër që i është mbledhur nga mos pagesa e rrymës.

E derisa ekipi i News33 ishte në shtëpinë e tyre, erdhi një bamirës për t’u ndihmuar.

Idrizi 13 vjeçarë, është djali më i madhë i kësaj familje, ai na tha se ka dëshirë të mësojë por deklaroi se nuk ka as laptop e as tablet për të ndjekur mësimin në distancë.

U larguam nga kjo familje, me shpresën se njerëzit vullnetmirë do t’u mundësojnë fëmijëve kushte për mësim dhe për një jetë normale.