Familja shqiptare nga Gostivari menaxhon restorantin e njohur në Gjermani

184

Që nga nëntori i muajit të kaluar, restoranti tradicional italian “Davide” është duke u menaxhuar nga familja shqiptare, Neziri. Familja shqiptare do të fillojë me një meny të ndryshme, shërbim dhe një ambient komod.

Jetmiri dhe bashkëshortja e tij, Mjaftime Neziri e morën përsipër restorantin tradicional “Davide” në stacionin e Achimit dhe duan të ndihmojnë restorantin për një famë të re.

Ka vetëm disa muaj që ka filluar me punë dhe të gjithë flasin për te. Pas vëzhgimeve me vite të tëra të ngjarjeve në “Ristorante Davide”, me mendje në perspektivën e furrës, pas një pushimi të caktuar, ai kishte vendosur të kthehet në Achim dhe të marrë përsipër menaxhimin e këtij restoranti tradicional që ishte liruar kohëve të fundit.

Përderisa kuzhina ka pasur nevojë për një rinovim të plotë, lokali nuk ka pasur mjaft punë për t`u rinovuar. “I bëmë disa riparime të vogla dhe të tjerat i lamë sipas të vjetrës”, informon Jetmir Neziri, i cili menaxhon restorantin me kualitet të lartë, që nga një nëntori.

 

“Nuk prita që shumë shpejt do të bëhem i njohur në Facebook”, pohon shqiptari i kënaqur, që është rritur në Maqedoninë Veriore, shkruan “Weser Kurier”, përcjell Shtegu.com.

Qysh në moshën e re, ai e kishte zbuluar pasionin e tij për gatim, aftësitë i kishte trajnuar gjithmonë dhe kishte fituar përvoja të mëdha nëpër restorante të ndryshme, në Bremen dhe Kirchëeyhe, që tani i ka mundësuar të plotësojë edhe dëshirat më të mëdha të klientëve. Shqiptari 33-vjeçar mbështetet nga bashkëshortja Mjaftime dhe gjithsej katër punëtorë.

Brumëra shtëpiakë të mbushur me peshk, mish apo mbushje vegjetariane janë në meny, si dhe mund të gjenden të gjitha llojet e picave dhe paragjellërave. “Rëndësi të madhe u japim përdorimit të produkteve sezonale dhe rajonale”, pohon Jetmir i cili e di se si të përkëdhelë klientët, duke ndryshuar për çdo ditë pjatat e peshkut dhe mishit.

Para se ta hapë restorantin në mbrëmjen e hershme, ai dhe stafi i tij janë të zënë duke i mbushur raftet ekspozuese me ëmbëlsira, të gatuara me dorë dhe me produkte të freskëta.

 

Një Matjes-creation, tunë dhe salmon tartare, Involtini di Melanzane, kërpudha me farsë të shijshme dhe kënaqësitë e tjera, këtë oreks e bëjnë për menytë kryesore dhe desertet, numri i të cilave me qëllim mbahet nën kontroll.

Hapësirat e restorantit në afërsi të stacionit Achim, janë të ngjyrosura me ngjyrë të kuqe të errët dhe me objekte elegante të ndriçimit. Pa shumë përpjekje, zonat për palët private mund të ndahen.