Familja Zaev jep donacion pajisje në vlerë prej 100 mijë euro për t’u përballur me virusin Korona

Advertisment

Familja e kreut të LSDM-së, Zoran Zaev, ka dhuruar pajisje me vlerë gati 100.000 euro Ministrisë së Shëndetësisë, për të ndihmuar institucionet e kujdesit shëndetësor që të merren me krizën e koronavirusit më lehtë dhe shpejtë.

Njëra nga kompanitë e familjes Zaev ka dhuruar më shumë pajisje në objektet shëndetësore në dy raste. Në paketën e parë, kompania dhuroi 5,000 carshafë në vlerë 25,000 euro dhe në paketën e dytë ajo dhuroi 3,000 skafander, 2,000 vizore dhe 25,000 maska ​​mbrojtëse në vlerë prej gati 75,000 euro.

Reklame

Ndihma është dorëzuar në Ministrinë e Shëndetësisë, e cila si institucion kompetent shpërndan pajisjet më tej aty ku është e nevojshme.

Një tjetër kompani e familjes Zaev, e cila merret me biznesin e veshjeve, ka punuar skafander mbrojtës dhe i dhuron ato në spitalin e Strumicës, si dhe spitalet përreth. Donacione të tilla u ofrohen rregullisht organizatave private shëndetësore në rajon.

Më herët, familja Zaev përgatiti dhe shpërndau 700 pako ndihme ushqimore tek shtabi komunal i krizave për qytetarët e qyteteve më të prekur në koronavirus si Dibra dhe Kumanova. Me ndihmën e rreth 1.500 paketave, familja Zaev shpërndau për bashkëqytetarët e tyre në Strumicë, por edhe në qytete të tjera.