Familjari i të dë nuarve në Rastin e Kumanovës me kërkesë për Naser Zyberin

Familjari i të dënuarve në Rastin Kumanova – “Lagjja e Trimave”, Bujamin Selmani para Burgut të Shuto Orizares ka dërguar kërkesë deri te Avokati i Popullit, Naser Zyberi, ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq dhe Drejtoria e Bu rgut.

Kërkoi, që tre të dënuarve me bu rg prej 13 vjetësh, që i plotësojnë kushtet në bazë të Rregullores që është miratuar nga Ministria e Drejtësisë, t’u mundësohet e drejta për trajtim – fundjavë e lirë.

“Duam të dërgojmë disa porosi deri te Drejtoria e Burgut, Ministria e Drejtësisë dhe Avokati i Popullit. Sot kërkojmë nga Bu rgu i Shuto Orizares që të prononcohet publikisht dhe të marrim përgjigjen:

Pse, Arsim Bajramit, Musadik Pajazitit dhe Elham Arifit, të dënuar në rastin “Lagjja e Trimave” nuk u mundësohet shfrytëzimi i lirisë së kufizuar 3 ditë brenda 60 ditëve të vitit, gjë që sipas Rregullores për punë të Bu rgut të Shuto Orizares njihet si fundjavë, edhe pse ka mbi 3 muaj që të njëjtit i plotësojnë kushtet për shfrytëzim të kësaj të drejte.

As të burgosurit, dhe as ne familjarët nuk kemi rrugë tjetër se si të marrim përgjigje nga drejtori i Shtëpisë Ndëshkuese i cili e shkel Ligjin dhe nuk ua jep të drejtën e tyre ligjore familjarëve tanë”, thuhet në kërkesën e familjarit, transmeton TV21.

Ai ka ftuar mediat, që të mund të marrin përgjigje për këtë “të drejtë të mohuar”.

“të na ndihmojmë dhe të marrim përgjigje qoftë edhe një “jo”, por me një arsyetim qoftë i njëjti edhe i pabazë”, tha më tej familjari Bujamin Selmani.

Ai ka sqaruar gjithashtu, se Rregullorja parasheh, se kjo e drejtë u takon personave të cilët kanë vuajtur një vit më pak se gjysma e dënimit të shqiptuar. Në rastin konkret, sipas tij, Arsim Bajrami, Musadik Pajaziti dhe Elham Arifi të dënuar me 13 vjet, deri tani kanë vuajtur dënim prej 6 vjetësh.