Familjet myslimane s’u pranuan në varkën turistike: “Përbëjnë rrezik”

37
A NYC Ferry passes the Brooklyn Bridge as it departs lower Manhattan for Rockaway, Queens, Monday, May 1, 2017, in New York. (AP Photo/Mark Lennihan)

Tre familje myslimane nuk u lejuan të futen te një traget turistik në Nju Jork, pasi ishin rrezik për të tjerët, sipas padisë që familjet kanë ngritur te Komisioni i të Drejtave të Njeriut.

Padia u ngrit nga Këshilli i Marrëdhënieve Amerikano-Islamike, në emër të familjes, e cila kishte tetë fëmijë.

Padia kërkon që të merren masa dhe një falje zyrtare nga kompania për poshtërimin dhe stresin emocional të shkaktuar ndaj familjes.

Kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Bill de Blasio, tha se diskriminimi në bazë të fesë është fyerje për çdo banor të Nju Jorkut pa përjashtim, ndaj do të merren të gjitha masat që personat fajtorë të përgjigjen para drejtësisë.

Top Channel