Fansi i tërheq fort dorën gjatë performancës, Elvana Gjata rrezikon të bjerë nga skena (VIDEO)

Advertisment

Këngëtarja, Elvana Gjata, ka performuar mbrëmjen e djeshme në Bruksel. Gjatë performancës së saj, këngëtarja ka elektrizuar publikun, i cili ka kënduar bashkë me të.

Ndërkohë që Elvana përshëndeste me dorë që nga skena fansat, i ka ndodhur një incident. Një ndër fansat e ka kapur nga dora dhe e ka tërhequr fort, duke bërë që këngëtarja për pak të rrëzohej në mes të turmës.

Reklame

Megjithatë ajo ka arritur ta lirojë dorën dhe ka vazhduar normalisht me performancën e saj.

Vetë Elvana ka ndarë në Instastory videon nga ky moment dhe shkruan me shaka: “Iku dora”.