Fantastike: Dy kosovarë udhëtojnë me biçikletat e tyre nga Zvicra në Kosovë!

Advertisment

Dy qytetarë të Kosovës që jetojnë në Zvicër, kanë marrë në dorë një situatë aspak të lehtë.

Me pasionin që kanë për çiklizmin, Shin Gjergji nga Vitia dhe Gjergj Zefi nga Ferizaj janë nisur nga Wili i Zvicrës për në Kosovë me biçikletat e tyre, ku raportohet se për pak orë pritet të arrijnë në cak, në Letnicë të Vitisë, shkruan IndeksOnline

Reklame

Nga 26 gushti e deri me 6 shtator, dy kosovarët kanë kaluar nga Zvicëra në Gjermani, Austri, Slloveni, Kroaci, Serbi dhe destinacioni i fundit për ta ka qenë, Kosova.