Faqja e internetit vakcinacija edhe në gjuhën shqipe

Më në fund faqja për regjistrimin e vaksinimit në Maqedoni është edhe në gjuhën shqipe.

“Web faqja vakcinacija.mk, në të cilën qytetarët mund të regjistrohen për vaksinën kundër Kovid-19 është edhe në gjuhën shqipe në këtë link: https://vakcinacija.mk/alb/”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Në këtë ueb faqe deri tani 46023 persona kanë plotësuar formularin për aplikim.

Në këtë mënyrë, ata janë regjistruar në sistemin elektronik “Termini im”, ndërkohë që mjeku amë mund të shoh të dhënat për çdo pacientë.