Fati po i troket në derë shqiptarëve: Zvicra me mijëra vende të lira pune, këto janë profesionet që kërkohen

6916
#

Kjo për arsyen se tani shumë kompani kanë vështirësi për gjetjen e punonjësve.

Dixhitalizimi në rritje dhe forca punëtore në moshë të shtyrë ka bërë që Zvicra të ketë mundësi që të përballet me defiçit në treg për rreth gjysmë milioni punëtorë deri në vitin 2030.

Ky defiçit është vërejtur nga kompanitë zvicerane, sidomos për sektorët që kërkojnë më shumë aftësi.

Kështu tregon raporti i ri agjencisë së rekrutimit Adecco dhe Universitetit të Cyrihut. Në tre mujorin e parë të këtij viti, më së shumti punëtorë në Zvicër janë kërkuar në sektorët e më poshtë, përcjell Kosova Press.

1) Këshilltarë për taksa apo politika të trustit,2) Inxhinierë,3) Mjekë, infermierë dhe farmacistë

4) Pozicione për IT,5) Pozicione juridike,6) Mësimdhënie dhe edukim,7) Menaxhim dhe shërbime publike.