Fatime Fetai: Ekspertja e dheut Nikollovska ka përgatitur raport të rrejshëm

Advertisment

Personi ekspert, Snezhana Nikollovska, që ka bërë ekspertizën e dheut për rastin “Monstra” ka përgatitur raport të rrejshëm.

Prokurorja Fatime Fetai ia lexoji pjesën e fundit të raportit që ekspertja e kishte përgatitur personalisht dhe e pyeti nëse në raport ka fjalë tepër që janë shtuar ose që janë hequr.

Reklame

Dëshmitarja Nikollovska u përgjigj se fjalën “përbërja elementare” dhe “granulator” është tepër.

“A jeni e vetëdijshme se ky dokument është i rrejshëm dhe kush ju dha urdhër qe ta bëni një gjë të tillë”, pyeti prokurorja Fetai.

“Nuk kam shpjegim për këtë”, u shpreh dëshmitarja Snezhana Nikollovska.

Në ndërkohë që trupi gjykues i dha afat prej 5 ditëve që në gjykatë të dorëzoj të gjithë ekspertizën që e ka bërë dhe më gjithë me licencën e punës së saj./TV21