Fatime Fetai ka këtë synim!

Prokurorja e lëndës në rastin “Monstra”, Fatime Fetai, është në mesin e kandidatëve të cilët pritet të zgjedhen për anëtarë të Prokurorisë së Lartë të Shkupit apo Prokurorisë për Luftimin e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Kjo procedurë aktualisht po zhvillohet para Këshilli të Prokurorëve Publike, të cilën presin përgjigje (vlerësimet) përfundimtare nga drejtuesit e prokurorive themelore publike për anëtarët e tyre që kanë konkurruar për këto pozita, shkruan gazeta KOHA. Aktualisht, një pjesë e kandidatëve i kanë dorëzuar dokumentacionet e plota, dhe një pjesë tjetër pritet të bëjë këtë në periudhën që vijon. Rregullorja e re për vlerësimin e prokurorëve e parasheh disa kritere për vlerësimin e punës së prokurorëve publik, duke filluar nga profesionalizmi dhe kualiteti i vendimeve, efikasiteti dhe azhurnimi, paanshmëria dhe vetëdija, imazhi dhe etika e kështu me radhë. Për çdo njërën prej këtyre pikave ka vlerësime të ndryshme, të cilët e përmbyllin maksimumin prej 200 pikave. Ndërkohë, minimumi që prokurorët publike duhet ta arrijnë për të marrë notë pozitive për punën e kryer është 120 pikë. Prokurorët do të notohen në gjithsej nëntë lëndë, prej të cilave katër do të zgjidhen me short.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

Prokurorja Fetai, e cila është ndër personalitet më të ekspozuara periudhën e fundit sa i përket zhvillimeve me rigjykimin e rastin “Monstra”, krahas kësaj lëndë e cila pritet të marrë epilog në fund të këtij muaji, ajo në opinion njihet edhe si prokurorja në rastin “Tanku”.

Kjo lëndë ku të akuzuar kryesore ishin Nikolla Gruevski (në arrati) dhe ish-ministrja Gordana Jankullovska, për blerjen e mercedesit luksoz në vlerë prej 600 mijë euro, u bë e plotfuqishme vitin e kaluar ku me vendim të Gjykatës Supreme, Jankullovska u dërgua në burgun e Idrizovës për vuajtjen e dënimit. Gjithashtu, prokurorja Fetai ishte përfaqësues e aktakuzës në rastin “Titanik 2”, ku në shkallë të parë u shpallën fajtor Menduh Thaçi, Sasho Mijallkov dhe Bedredin Ibrahimi. Si prokurore e lëndës, Fetai u paraqit edhe në rastin “Titanik 3”, i cili ngjashëm si “Titanik 2”, ka të bëjë me keqpërdorime në proceseve zgjedhore. Me vendim të Gjykatës Penale të Shkupit, të akuzuarit në këtë lëndë ish-deputeti Ejup Alimi dhe Ismet Guri, u shpallën fajtor dhe të njëjtit u dënuan me nga tre vite e gjysmë burg. Lënda aktualisht gjendet për shqyrtim në Gjykatën e Apelit në Shkup, raporton KOHA.

Lënda tjetër gjyqësore ku prokurorja Fetai u paraqit si prokurore ishte “Shuplakat”, ku i akuzuar i parë dyshohej Nikolla Gruevski. Vitin e kaluar, pas shumë prolongimeve dhe zvarritjeve, GJPSH solli aktgjykim dhe të akuzuarin Gruevski e dënoi me një vit e gjysmë burg, ndërkohë të akuzuarit tjerë i dënoi me kusht. Për pesë vendet e lira në Prokurorinë e Lartë të Shkupit dhe Prokurorinë për Luftimin e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kanë konkurruar edhe prokurorë tjerë nga ish-Prokuroria Speciale Publike. Vendimet përfundimtare lidhur me këto konkurse Këshilli i Prokurorëve Publike pritet t’i jap kah fundi i këtij muaji./Koha.mk