Fatime Fetai kandidate në pozitën e Avokatit të popullit?

Advertisment

Ishte viti 2004 kur Ixhet Memeti u zgjodh për herë të parë në pozitën e Avokatit të popullit, pozitë këtë të cilën do e mbajë edhe për pak kohë pasiqë po kryen mandatin e rradhës e më pas i njejti të zëvendësohet, shkruan Zhurnal.mk

Agjencia e lajmeve Zhurnal nga burime të saj, jozyrtarisht mëson se pas mbarimit të mandatit të Memetit, në pozitën e Avokatit të popullit pritet që të ulet për herë të parë në historinë e vendit, një femër, edhe atë shqiptare.

Reklame

Të njejtat burime për Agjencinë e lajmeve Zhurnal theksojnë se ish prokurorja speciale Fatime Fetai pritet që të ulet në vend të Memetit si Avokate e popullit.

Si propozim, kandidatura e Fetait pritet të kalojë fillimisht në qeveri që më pas i njejti propozim të kalojë për votim në kuvend pasiqë është kuvendi ai që zgjedh kandidaturat për Avokat të popullit.

Fatime Fetai ishte pjesë e Prokurorisë speciale si dhe një nga prokuroret më të zëshme në proceset dhe lëndët e përgjimeve ndërkohë që më parë kishte punuar edhe si prokurore si në Gostivar ashtu edhe në Shkup.

Ndryshe, Fetai me paraqitjet e saja ka thyer mitin e fuqisë së femrave shqiptare në Maqedoninë e Veriut duke treguar se edhe shqiptarët kanë femra të guximshme të cilat dinë të udhëheqin edhe atë pa u trembur fare, pasiqë ajo gjatë ushtrimit të pozicionit si prokurore speciale ka pasur disa herë kërcënime edhe me jetë.