Fatime Fetai nuk u zgjodh prokurore te Villma Ruskovska

Ish prokurorja e Prokurorisë Speciale Publike, Fatime Fetai nuk është zgjedhur prokurore në Prokurorinë Themelore Publike për ndjekjen e kr imit të organizuar dhe korr upsionit ku shefe është Villma Ruskovska.

Për Fatime Fetai kanë votuar “për” vetëm katër prokurorë, nga 11 votat sa janë në përgjithësi në Këshillin e Prokurorëve, transmeton TV21.

Reklame

Ruskovska me rastin e rigjykimit të rastit Mo nstra deklaroi se i ka thënë edhe prokurores Fatime Fetai, se u bë gabim i madh që rasti “Mo nstra” u ndërpre, pasi nuk u dha asnjë provë e re.

Kështu Villma Ruskovska është shprehur kundër rigjykimit të rastit. “Lëndë si çdo lëndë. U bë gabim i madh që i njëjti u ndërpre. Siç edhe kam biseduar me kolegen Fetai, asnjë dëshmi e re nuk është publikuar nga ajo që ka qenë paraprakisht”, tha Ruskovska.