Fatmir Besimi: BDI kërkon një kryeministër të denjë, i drejtë dhe i barabartë për çdo qytetarë

Advertisment

Ne nuk kërkojmë kryeministër për BDI-në.Ne e kërkojmë një për të gjithë ne, shqiptarë ,maqedonas dhe për të gjithë etnitë tjera kështu ka deklaruar Fatmir Besimi Shefi i Shtabit Zgjedhorë në Konventën promovuese të kandidatëve për deputetë të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) për fushatën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u mbajt në Prespë informon ts.

Sipas tij BDI kërkon një kryeministër të denjë, i drejtë dhe i barabartë për cdo qytetarë.

Reklame

Ai u shpreh se partia më e madhe shqiptare kërkon një kryeministër që hap perspektiva dhe kjo fushatë është për kauzë dhe ne në këtë fushatë nuk garojmë kundër partive tjera. ”Ne nuk do të sulmojmë kundërshtarët tanë politik por do ti ftojmë ata vazhdimisht të na bashkohen ” tha Besimi përcjellë TetovaSot
Kjo kauzë sipas tij është më e madhe se cdo parti apo individ dhe historia ka treguar se sa herë që ne jemi bashkuar i kemi arritur qëllimet tona, kemi qenë të suksesshëm dhe kemi fituar.

Besimi i BDI-së u shpreh se këto ditë ne shohim dhe ndjejmë entuziazëm të lartë te qytetarët dhe kjo përkrahje është garanca për fitoren tonë.

“Kjo është edhe puna jonë në fushatë në 20 ditët e ardhshme ,puna e Shtabit Zgjedhorë , e gjitha strukturave partiake dhe e cdo anëtari partiak apo aktivisti, për të promovuar idenë e kryeministrit të parë shqiptar,për të qenë në shërbim të kauzës së madhe dhe në shërbim të cdo qytetari: deklaroi Shefi i Shtabit Zgjedhorë të BDI-së
Përgjegjësia jonë parësore sipas tij është të respektojmë masat e rekomanduara sepse shëndeti i qytetare është shumë i rëndësishëm deklaroi Besimi.ts