Fatmir Izairi kandidat i BDl për kryetar të Zhelinës

Fatmir Izairi do të jetë kandidati i BDl-së për Komunën e Zhelinës, në zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai, nëpërmjet një postimi në Facebook, ku ka shkruar se pas dakordimit me kryetarin e BDl-së, Ali Ahmeti, janë pajtuar që ai të jetë kandidati për kryetar të Zhelinës.

Reklame

“Sot u dakorduam me propozimin e kryetarit Ahmeti, për të qenë pjesë e garës në zgjedhjet lokale për kryetar të Komunës së Zhelinës nga radhët e BDl-së.

Ky propozim sigurisht duhet të aprovohet në degë dhe këshillin e përgjithshëm! Na priftë e mbara!”, (sic) ka shkruar Izairi.

BDI akoma nuk i ka zyrtarizuar kandidatët të cilët do të jenë në garë për zgjedhjet komunale në vjeshtë./Telegrafi