Fatmir Izairi: Në Zhelinë kemi aktivistë të BDI-së që presin punë dy dekada

Advertisment

Këto ditë janë duke u emëruar ministra, drejtorë, sekretarë shtetërore dhe zëvendësministra. Për çudi, disa persona që kanë pritur ose kanë shpresuar për ndonjë post, nuk u emëruan. Të gjithë këta, jo që nuk kanë shijuar ndonjë të mirë nga subjekti i tyre, por i kanë të punësuar nga një, dy e më tepër anëtarë të familjes, e disa të tjerë këto të mira i shijojnë përgjatë dy dekadave edhe duke qëndruar në shtëpi dhe në fund, kuptohet se përsëri mbeten të pakënaqur.

Kjo dukuri nuk është për t’u habitur, por habia më e madhe është fakti se në suaza të komunës tonë, kemi njerëz që përgjatë dy dekadave realizojnë me shumë përkushtiim aktivitete të pandërprera dhe ajo çka kërkojnë është vetëm një punësim. Këta aktivisitë të devotshëm, mbajnë ose kanë mbajtur edhe funksione partiake si: kryesues këshilli, kryetar të forumit të gruas, kryetar të forumit rinor, e disa të tjerë kryejnë aktivitete të rregullta në çdo cikël zgjedhor me përgjegjësi kyçe.
Sa e sa herë i inkuadruam në lista për punësime dhe përfundimi ishte i barabartë me zero.

Reklame

Disa herë radhazi, unë kam ngritur zërin për këta njerëz dhe vazhdoj të jem zëri i kësaj kategorie që janë shnëdrruar në “lypsarë” për bukën e gojës, por unë kurrë nuk e ngre zërrin për ata persona që bëjnë thirrje pas emërimeve te funksionarët partiak.

Haptazi e shprehi vlerësimin tim, se BDI tani për tani është në piedestalin e rejtingut dhe me forcën e të gjithëve ka arritur majat, por rekomandoj të kthehet shikimi nga këta njerëz, sepse sa më e lartë maja, tatëpjeta (teposhta) është me e vrullshme. “Miti i Sizifit” vazhdon të jetë pjesë e përditshmërisë tonë!

(Autori është ish kryetar i komunës së Zhelinës)
Fatmir Izairi