Fatmire Isaku do të jetë zëvendësministre e Punëve të Jashtme

Advertisment

Fatmire Isaku nga radhët e PDSH-së, do të jetë zv/ministre e ministrisë së Punëve të Jashtme.

Lajmin e ka konfirmuar lideri i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi.

Reklame

Përndryshe deri në fund të kësaj jave do të kemi emrat e zv/ministrave paralajmëroi kryeministri Zoran Zaev.

Ai tha se këtyre ditëve në Kuvend do t’i dorëzoj propozimet për postet e zv/ministrave, ndërsa shtoi se disa deputetëve ka ndërmend t’ju ofrojë vende udhëheqëse në disa poste në shtet.