Fauci: Do shfaqet në të gjithë vendin varianti i ri i COVID

Eksperti i sëmundjeve infektive, Dr. Anthony Fauci, tha të mërkurën se ai parashikon që Amerika të arrijë imunitet të mjaftueshëm kolektiv ndaj COVID-19 përmes vaksinimeve për të rifituar “një farë normaliteti” deri në vjeshtën e 2021, me gjithë pengesat e hershme në përhapjen e vaksinave.

Fauci i bëri vërejtjet e tij gjatë një diskutimi në internet rreth pandemisë me guvernatorin e Kalifornisë, Gavin Neësom, i cili njoftoi në fillim se një variant më infektiv i koronavirusit i gjetur fillimisht në Britani ishte zbuluar në shtetin e tij, një ditë pasi u dokumentua rasti i parë i njohur në SHBA, përkatësisht në Kolorado.

Reklame

Por Departamenti i Shëndetit Publik të Kalifornisë tha në deklaratë më vonë se personi, një pacient i qarkut San Diego, nuk ka histori të njohur të udhëtimit, duke sugjeruar se varianti po përhapet brenda komunitetit.

Fauci tha se ai “nuk ishte i befasuar”, duke shtuar se raste shtesë të variantit ka të ngjarë të shfaqen në të gjithë vendin dhe se natyra mutante e viruseve të tilla është normale.

“Duket se ky mutacion i veçantë e bën virusin më të mirë në transmetim nga një person tek tjetri”, tha ai.

Sidoqoftë, individët e infektuar me forma të mëparshme të SARS-CoV-2 “nuk duket se infektohen përsëri nga kjo”, që do të thotë se çdo imunitet i fituar tashmë “është mbrojtës ndaj këtij lloji të veçantë”, shtoi Fauci.

Ai gjithashtu theksoi se i ashtuquajturi variant i Mbretërisë së Bashkuar besohet të mos jetë më i rëndë në sëmundjen që shkakton dhe se vaksinat e sapo aprovuara ndaj COVID-19 do të jenë po aq efektive kundër tij sa kundër formave të njohura më parë të virusit.