Njëri prej ekspertëve udhëheqës amerikanë në luftën kundër koronavirusit, Anthony Fauci, deklaroi se do të jetë i kënaqur nga vaksina që do të jetë prej 70 deri në 75 për qind efikase, por paralajmëroi se ajo nuk do të jetë tërësisht mbrojtje, veçanërisht për shkak të faktit se shumë amerikanë nuk duan të vaksinohen.

Prandaj, thotë ai, shumë është e sigurt se SHBA-ja do të fitojë imunitet mjaftueshëm që ta shuajnë epideminë.

Fauçi shtoi se vaksina me efikasitet prej 70 deri në 75 për qind nuk mund të sigurojë “imunitet në tufë”.

Ai theksoi se mes numrit të madh alarmues të njerëzve ekziston “disponim i përgjithshëm kundër shkencës, qeverisë dhe vaksinës” dhe shtoi se Qeveria amerikane fillon program për edukim për vaksinat si përgjigje e mesazheve anti vaksinës