Fauçi: Rezultati i vaksinës mund të vijë në fund të vitit 2020

Advertisment

Eksperti më i lartë i sëmundjeve infektive në Shtëpinë e Bardhë, dr. Antoni Fauçi ka deklaruar se vaksina për Covid-19 mund të jetë në dispozicion në Shtetet e Bashkuara para fundit të vitit nëse provohet të jetë “e sigurt dhe efektive”.

Shkencëtari i qeverisë amerikane i tha BBC-së se dozat e para të kufizuara do t’u shkonin njerëzve sipas një përparësie të caktuar dhe se do të duheshin “disa muaj në 2021” para se të ishte më gjerësisht e disponueshme.

Reklame

Ai shtoi se vaksina nuk do të zëvendësonte nevojën për masa të shëndetit publik për të mbrojtur njerëzit nga virusi për një kohë të konsiderueshme.

Antoni Fauçi konsiderohet si një nga ekspertët më të mirë në botë të sëmundjeve infektive. Ndërsa bota ka kthyer sytë nga ai për këshillat rreth pandemisë, kundërshtia më e madhe që eksperti ka hasur ka qenë nga vetë “shefi” i tij në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti Donald Tramp ka lëshuar akuza dhe ofendime të forta ndaj Fauçit kohët e fundit, duke e quajtur atë një katastrofë dhe duke i atribuuar vetes së tij arritjet e SHBA në luftën kundër pandëmisë. Nga ana e tij, Fauçi ka zgjedhur të mos vijojë në të njejtën mënyrë replikën me presidentin Tramp por ka vazhduar të japë këshilla për parandalimin e një vale të dytë COVID-19. /Opinion.al