FBI paralajmëron sulme nga Kina për të grabitur vaksinën e Covid

Advertisment

Kina do të zhvillojë me shumë mundësi një sulm kibernetik për të grabitur të dhëna lidhur me kura të ndryshme apo vaksina kundër koronavirusit në institute kërkimore dhe kompani farmaceutike në SHBA.

Ky është paralajmërimi që vjen nga Byroja Federale e Hetimit dhe Departamenti i Sigurisë së Brendshme në Shtetet e Bashkuara.

Reklame

Në deklaratën e FBI-së theksohet se ky është një kërcënim serioz dhe që duhet të merret në konsideratë.

Autoritetet amerikane thanë se njoftimi ka për synim rritjen e vigjilencës në sektorët që mund të goditen, ndërsa shtuan se informacione të mëtejshme lidhur me Pekinin zyrtar do të bëhen publike në ditët në vijim./Opinion.al