Fejohet Olta Gixhari: Jam e dashuruar, dua të kem dy fëmijë

Advertisment

E ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” ishte aktorja e njohur Olta Gixhari, e cila është vënë përballë pyetjeve kurioze të fëmijëve.

Gjatë intervistës në studio, vëmendjes s’mund t’i shpëtonin unazat në duart e aktores, për të cilat rrëfeu më shumë duke zbuluar jetën e saj private.

Reklame

Olta u shpreh se njëra prej unazave ishte pak a shumë propozim, duke lënë të kuptohet se aktorja tashmë është fejuar.

Megjithatë, ajo ka preferuar ta mbajë ende misterioz partnerin i cili i ka rrëmbyer zemrën.

Gjithashtu, Olta shtoi se meqenëse e ka gjetur “babain e fëmijëve”, dëshiron që në të ardhmen të bëhet nënë e një vajze dhe një djali.