Deputeti i opozitës Kostaq Papa me fjalimin e tij është bërë njeriu më i komentuar në rrjet. Me gabime të shumta në të folur, me një gjuhë seksiste dhe jo etike, Papa tha në Kuvend se kishte respekt për gratë, fëmra i quan ai, por tradhtohej nga ato që thoshte.
Po ashtu deputeti tregoi se në rini kishte pasur dhe kaçurrela dhe u mburr me faktin se femrat kur kanë qenë në krah të tij, kanë pirë më shumë uiski se ujë.