Fenerbahçe në Tetovë, për të marë Imerin

Advertisment

Sipas mediave turke, skautët e Fenerbahçes janë vënë në “gjah” pas Omar Imerit, futbollistit të talentuar në radhët e Shkëndijës. Drejtuesit e skuadrës turke besojnë se mund të bëjnë të njëjtën gjë si edhe me Elif Elmasin, kur e paguajtën vetëm trening kompensimin në konton e Rabotniçkit në vitin 2017, ndërsa arkëtuan 16 mln euro në transferimin e tij tek Napoli.

Reklame

Omar Imeri këtë sezon shënoi 20 paraqitje te skuadra tetovare, duke shënuar 5 gola dhe 2 asiste, ndërsa një vit më parë në 25 ndeshje, regjistroi 8 gola dhe 5 asiste.

Ndërkohë në fanellën e Shqipërisë U21, në 7 ndeshje shënoi 2 gola. Këto elemente ishin të mjaftueshme që gjiganti turk së shpejti të zbarkojë në Tetovë, për të marë talentin shqiptarë.