Ferati: Koha që gratë të udh ëheqin me politikën (FOTO)

Me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Asociacioni i Studentëve të Mjekësisë në Maqedoni, MMSA –Tetovë, organizoi një panel diskutimi me emrat më eminentë të grave që kanë arritur të spikasin në fusha të ndryshme dhe që përfaqësojnë denjësisht rolin e gruas në shoqëri. Në këtë panel morrën pjesë Dr. Meral Ferati, Dr. Elita Masha, Pranvera Kasami, dhe Elmedina Abdullahi. Duke diskutuar rreth arritjeve personale në fushat përkatëse, panelistet folën edhe për pengesat që kanë hasur në këtë rrugëtim profesional për shkak të gjinisë dhe sakrificat të cilat u janë dashur t’i bëjnë.

Dr. Meral Ferati, në fjalimin e saj, foli për karrierën e saj të gjatë në politikë. Ajo tha se gratë në politikë kanë treguar se janë shumë të afta të jenë pjesë e barabartë dhe e fuqishme edhe e atyre profesioneve që merren apriori si “profesione burrash”. Asnjë shoqëri nuk ka nevojë për “marioneta” në institucione prandaj duhen zgjedhur më të mirat dhe të tilla ka.

Reklame

Nuk duhet të harrojmë se më shumë gra në politikë e në administratë do të thotë më shumë politika të përgjegjshme dhe sociale. Ka ardhur koha që gratë të guxojnë më shumë. Jo vetëm përfaqësim për hir të kuotës, por ka ardhur koha që gratë të marrim përgjegjësi më të mëdha, pse jo edhe të udhëheqin me politikën, tha Ferati.

Të suksesshme në karrierat e tyre profesionale, të gjitha panelistet pjesmarrëse nxitën edhe të rejat e tjera të mos heqin dorë nga ëndrrat e tyre profesionale dhe të guxojnë edhe atje ku mendojnë se do I pengojnë të arrijnë. Eventi u mbajt në hapësirat e rektoratit të Universitetit të Tetovës.