Fërçkovski: Bankave dhe biznseve të mëdha tu merren nga 30% të fitimit

Advertisment

Profesori universitar Lubomir Fërçkovski theksoi se bankave dhe bizneseve të mëdha duhet t’i merren nga 30% të fitimeve të tyre.

Sipas tij, Qeveria të mos frikësohet që të prekë kapitalet e mëdha dhe bankat. “T’i merret edhe nga 30% të fitimit për tu përballur me koronavirusin.

Reklame

Kjo praktikë po zbatohet në Poloni”, theksoi për TV24, Fërçkovski. Ai tha se pas kësaj pandemie, Qeveria mund të krijojë një shoqëri të socializuar.

Profesori i së drejtës në Universitetin e Shkupit propozon që Kuvendi duhet të thirret, edhe pse është i shpërndarë, ndërsa Qeveria duhet të ketë kujdes me kufizimet e të drejtave dhe lirive të njeriut.(INA)