Ferhan Buba Hasani pas Kupës fiton edhe kampionatin në Finlandë

Advertisment

Futbollisti tetovarë Ferhan Hasani e mbyll në mënyrën më të mirë kampionatin në Finlandë, duke fituar dy trofetë e mundshëm me ekipin e tij. HJK Helsinki pas Kupës së fituar kohë më parë, sonte ka pranuar edhe trofeun për titullin kampion në elitën e futbollit finlandez.

Për HJK Helsinkin ky ishte titulli i 30-të kampion në histori, ndërsa festojnë pak më herët se sa ishte planifikuar, pasi që Federata finlandeze e Futbollit për shkak të gjendjes jo stabile me pandeminë me Covid-19, vendosi që të mbyllë kampionatin pas pjesës së rregullt prej 22 xhirove, duke e shkurtuar të njejtin me heqjen e fazës play off ku ishin paraparë edhe pesë xhiro. Kështu, HJK Helsinki xhiron e shkuar siguroi matematikisht titullin kampion, ndërsa sonte barazoi 1:1 me nën-kampionët Inter Turku, për të mbyllur sezonin me 48 pikë, shtatë më shumë se rivali i sontshëm. Për shkak të një dëmtimi Buba nuk luajti sonte.

Reklame

Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut në sezonin e tij të parë me HJK Helsinkin fiton trofetë e tij të parë jashta vendit, ku përveç Finlandës ka luajtur edhe në Gjermani me Wolfsburgun, Danimarkë me Brondbyn dhe Arabi Saudite me Al Raed. Duke llogaritur trofetë me Shkëndijën e Tetovës (2 tituj kampion, 2 Kupa dhe 1 Super Kupë) Buba Hasani çon në 7-të numrin e trofeve në karrierë.