Fero flet për lidhjen me Arbenitën: Kurrë ma mirë s’jemi kanë

Reperi kosovar Fero së fundi ishte në një intervistë për “Prive”.
Ai aty foli për hapjen e label-it të tij, ‘Gang Gang Entertainment’, shkruan Indeksonline.

Mirëpo kjo nuk ishte e tëra. Fero foli edhe për jetën e tij private.

Reklame

Ai tha se lidhja me Arbenita Ismajlin, është shumë e mirë, dhe se të dytë i ndjekin qëllimet e tyre.

“Ajo është në botën e modelizmit, unë në botën e muzikës, dhe qëllimi jonë është më arritë shumë në jetë, si ajo, si unë”, tha Fero.

Ai më tutje tha se: “Jo mirë, po kurrë ma mirë s’jemi kanë me Arbenitën”.

Fero tha se kanë plane për të ardhmen, dhe se do të bëjnë shumë sene të mëdhaja.