Festa e Bajramit 36 aeroplanë sot aterojnë në Prishtinë

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” sot do të jetë tejet i ngarkuar.

Në pistë pritet të aterojnë 36 aeroplanë nga vende të ndryshme të botës.

Reklame

Ardhja masive e mërgimtarëve po bëhet për festën e bajramit dhe pushimi që ata kanë në vendet ku punojnë.

Çmimi i biletave për të ardhur në këtë kohë ishte tejet i lartë, ku diaspora ka paguar 300 euro vetëm për ardhje./IndeksOnline/