Feston, sot, ditëlindjen le.gjenda e muzikës shqiptare, kaq vjet ka mbushur

53
#

Sabri Fejzullahu është një nga ik.onat e muzikës shqiptare, i cili u ka bërë ballë dekadave, duke qëndruar gjithnjë “në këmbë”, e duke i ofruar publikut vazhdimisht këngë të bukura, shkruan Indeksonline.

Karrierën si këngëtar, Sabriu e filloi shumë herët, në vitin e largët 1967 ku për herë të parë e këndoi këngën “Tash jo” në Radiotelevizionin e Prishtinës, në mënyrë profesionale e me orkestër të madhe simfonike.

Për të vazhduar më tej “Sabriano” e për të mos u ndalur as ditëve të sotme.

Sot ai po e feston ditëlindjen, duke mbushur 72 vjeç, por duke parë energjinë e tij për të kënduar, ai nuk të lë këtë përshtypje.

Ka qenë djali i tij Ermal Fejzullahu që e ka uruar babain e tij me fjalët më të mira: “Urime ditëlindjen k.ing”.

Nuk kanë munguar as urimet si ajo e reperit Ledri Vula, apo Albatrit Muçiqit. /Indeksonline/